Voton Kurti, shpreson që pjesëmarrja do të jetë masive

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në Fakultetin Ekonomik, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas votës, ai i ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën, që siç tha, për të përcaktuar përbërjen e kuvendit të ardhshëm.
“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, për legjislaturën e dhjetë të Kosovës. Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndësishme, i ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën, ta përdorin mundësinë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Dhe uroj e besoj, e punojmë që legjislatura e dhjetë të konstituohet sa më shpejt kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht ta formojë qeverinë e re. I falënderojë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatat, pastaj për durimin, vëmendjen, angazhimin që kanë treguar dhe gjithashtu shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive, sepse pjesëmarrje masive reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjes por edhe në legjitimitetin e institucioneve”, deklaroi ai.
Kurti tha se sot duhet të ketë rezultat të qartë, meqë theksoi se “shansa për koalicion iku pa fajin tonë”.
Kosova voton sot në 38 komuna të Kosovës. Këto janë zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Gjatë gjithë vitit janë organizuar katër procese zgjedhore.
